UEFA dënon rënd Serbinë

UEFA ka marrë vendime ndaj Federatës së Futbollit e Serbisë duke e dënuar rëndë për sjelljen skandaloze të tifozëve në sfidën ndaj Norvegjisë.

Serbia u përballë me Norvegjinë më 12 qershor në kuadër të Ligës së Kombeve, derisa është dënuar me gjobë prej 43 mijë eurove.

Serbia do të luajnë dy ndeshjet e radhës si vendas pa praninë e tifozëve. Gjithashtu,  obligohet që në ndeshjen e ardhshme të kompeticionit të UEFA-s që luan si nikoqir të vendosë një baner me shkrimin “#NoToRacism”, me logon e UEFA-s mbi të.

Futbollisti serb, Predrag Rajkovic është dënuar me dy ndeshje moslojë për shkak të fjalëve fyese ndaj një zyrtari të ndeshjes.

Këto janë dënimet e UEFA-s për federatën serbe të futbollit:

– Të gjobisë Federatën e Futbollit të Serbisë me 30,000 euro dhe të urdhërojë Federatën e Futbollit të Serbisë që të luajë dy (2) ndeshjet e ardhshme të konkurrencës së UEFA-s si vendas me dyer të mbyllura, e dyta prej të cilave i nënshtrohet një periudhe prove prej dy (2 ) vite nga data e këtij vendimi, për sjellje raciste të mbështetësve të tij.

– Të urdhërojë Federatën e Futbollit të Serbisë të zbatojë direktivën e mëposhtme në ndeshjen e ardhshme të kompeticionit të UEFA-s që luan si vendas: të vendosë një baner me shkrimin “#NoToRacism”, me logon e UEFA-s mbi të.

– Të gjobisë Federatën e Futbollit të Serbisë me 5000 euro për hyrje të palejueshme në fushës së lojës.

– Të gjobisë Federatën e Futbollit të Serbisë me 8000 euro për përdorimin e treguesve me laser.

– Të pezullohet lojtari i Federatës së Futbollit të Serbisë, Predrag Rajkovic, për dy (2) ndeshjet e ardhshme të kompeticionit të UEFA-s, për të cilat ai do të kishte të drejtë, për shkak të fjalëve fyese ndaj një zyrtari të ndeshjes.