UEFA ka dal me një komunikatë për ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Istanbul Bashakshehir që është ndërprerë pas akuzave nga klubi turk për fyerje raciste nga gjyqtari i katërt në drejtim të ndihmës-trajnerit Pierre Webo.

Webo është përjashtuar nga referi kryesor me karton të kuq. Dy klubet e braktisën fushë shkaku i pretendimeve për racizëm.

“Pas incidentit ku është përfshirë referi i katërt, ndeshja është pezulluar përkohësisht. Pas konsultimit me dy skuadrat, është arritur pajtim që ndeshja të rinisë me një refer të katërt tjetër. UEFA do të hetojë këtë çështje dhe do të vazhdojë të informojë”, thuhet nga UEFA.

Derisa lojtarët e Parisit shihen në tunel, ata të klubit turk nuk janë duke u parë.