UEFA cakton gjyqtarët për ndeshjen e Kosovës kundër Andorrës

Kombëtarja e Kosovës e nisi me barazim ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Të përzgjedhurit e Alain Giresse morën sonte një pikë nga përballja me Izraelin, që vlerësohet si një prej rivalëve për dy pozitat e para në grup.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Bloomfield” përfundoi me rezultatin 1:1. Kjo ishte ndeshje e parë në kuadër të Grupit I.

“Dardanët” pas tre ditësh (28 mars) do të zhvillojnë ndeshjen e dytë dhe të fundit për këtë muaj, atë kundër Andorrës.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim prej orës 20:45.

UEFA ka zbuluar tashmë edhe emrat e gjyqtarëve të deleguar për këtë përballje. Të katër gjyqtarët janë austriakë.

Sebastian Gishamer do të jetë gjyqtari kryesor, teksa ndihmësit e tij do të jenë Roland Riedel dhe Santino Schreiner.

Jager Christopher është caktuar për në rolin e gjyqtarit të katërt. 

Sebastian Gishamer