UÇK, UÇK dëgjohet midis Tuzit pas fitores historike të shqiptarëve, “çmenden” mediat serbe (VIDEO)

Shqiptarët në Tuz të Malit të Zi kanë arritur fitore historike në zgjedhje. Koalicioni i shqiptarëve ka dalë i pari në zgjedhjet lokale në këtë qytet.

E festa e mbrëmshme atje duket se iu ka penguar mediave serbe dhe ruse.

“Në festimin e fitores së koalicionit shqiptar në zgjedhjet e para lokale në Tuz është valvitur flamuri i UÇK”, shkruan Sputiniku rus, transmeton Ballkani.info.

Ky lajm është përcjellë nga të gjitha mediat serbe.

Po ashtu sipas këtyre mediave janë dëgjuar edhe brohorima UÇK, UÇK, e që ata i referohen si “organizatë terroriste”.

Në anën tjetër, të gjithë liderët kosovarë i kanë uruar shqiptarët në Tuz për fitore historike. /Ballkani.info/