U vra për një karikues, prindërit e Marvi Mihalit: I dimë kush janë autorët
Prindërit e Marvi Mihalit, të riut që mbeti i vrarë për një karikues, reaguan sërish sot pas seancës së radhës.
Sipas Babait të Marvit, personi që i mori jetën djalit të tij është Dejvi Bitraj, ndërsa i përfshirë ka qenë edhe Eufent Bitraj.
“Kam fakte se vrasësit e djalit tim janë kontigjent kriminal. Ditën e ngjarjes kam qenë në Sarande dhe jam njoftuar nga kunati im.
Kam parë me qindra dhe mijëra herë videon e vrasjes se djalit tim.
Personi që e qëlloi është Dejvi Bitraj.
Ai e ka qëlluar pasi Eugen Bitraj e ka goditur nga pas dhe e rrëzoi në tokë.
Dënimi duhet të jetë maksimal”, tha Pavllo Mihali.
Ndërsa Fatmira, nëna e Marvit u shpreh se autorët ishin përgatitur për t’i marrë jetën.
“Dua te sqaroj se nuk do te kete kurre gjyq per demshperblim. Nuk ka vlere qe me zevendeson djalin. Ne ngjarje Marvi ka hyre vetem per te ndare dy vete. Eugen Bitraj e terhoqi nga pas dhe e rrezoi. Ata ishin pergatitur per te vrare.
Do vrisnin kedo qe do u dilte para. Kam besim tek drejtesia dhe sa te kem jete do luftoj. Askush nuk mund te dale i palagur nga kjo histori”, tha ajo.