Kadri Zeka, Jusuf e Bardhosh Gërvalla kanë mbetur të vrarë në 17 janarin e vitit 1982, në Gjermani, vrasje kjo që u krye nga shërbimi sekret serb.
42 vjetori i vrasjes së tyre, u kujtua sot nga personazhe të njohura nga politika, por, edhe nga fushat e tjera, shkruan Ballkani.info.
Ndërsa, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, në llogarinë e saj në Facebook, ka hedhur një video, e realizuar dy javë, para se Zeka e Gërvalla të vriten.
Kjo video u bë në dasmën Kadri Zekës dhe në video dëgjohej kur këndohej kënga ‘Oj Kosovë oj nana jonë’.







