U viktimizua brenda LDK-së, ja çfarë pritet t’i ndodhë Vjosës Osmani në listën e VV-së

Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se Vjosa Osmani e ka dobësuar partinë e tyre me mbajtjen gjallë të debatit të viktimës, por do të minimizohet roli i saj politik në listën e Vetëvendosjes.

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Anton Berisha, i pyetur nga Ballkani.info, nëse Vjosa Osmani e ka dëmtuar LDK-në pas largimit, thotë se ajo e ka dëmtuar duke e mbajtur gjallë debatin e viktimës brenda.

 “Vjosa Osmani e ka dobësuar LDK-në duke e mbajtur të gjallë debatin e viktimës brenda, përderisa me kalimin në listën e VV-së dëshmoi se ai debat ishte i shterpët dhe në funksion të dëmtimit të LDK-së. Me këtë veprim ajo ka minimizuar rolin e saj politik”, shprehet Berisha.

Gjersa, kryeministri në detyrë Avdullah Hoti tha dje se LDK nuk kanë vija të kuqe me asnjë nga partitë, por që me VV-në është e vështirë të bëjnë koalicion, Berisha as nuk e mohoi, as nuk e pohoni ndonjë koalicion të mundshëm.

Ai thotë se partia e tyre ka interesin shtetëror në përparësi.

“LDK-ja në rrethanat aktuale përparësi interesit shtetëror. Me një qasje racionale dhe pjekuri do të orientohet në përmbajtje, e jo në emra partiakë”, pohon Berisha për Ballkani.info.

Numri i rasteve të të infektuarve me virusin Covid-19 vazhdon të jetë i lartë, ndërsa ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, shprehet vazhdimisht se ata kanë siguruar vaksina dhe se shumë shpejt do të arrijnë në Kosovë.

Bashkëpartiaku i Zemajt dhe kandidati për deputet, Anton Berisha, shprehet se menaxhimi i pandemisë do të vazhdojë të jetë prioritet i tyre.

Ai shtoi gjithashtu se mirëmbajtja ekonomike do të jetë kryesore në qeverinë e kryesuar nga LDK.

“Menaxhimi i pandemisë do të jetë prioriteti kryesor, mirëmbajtja ekonomike dhe ruajtja e raporteve me miqtë tonë që kanë peshë në stabilitetin e shtetit në të gjitha segmentet./Ballkani.info./