U vetaksidentua me motoçikletë në rrugën Prishtinë-Pejë, vdes 17-vjeçari

Një vetaksident ka ndodhur sot rreth orës 15:25 në Qyshk të Pejës, ku një 17-vjeçar ka vdekur dhe një tjetër është lënduar.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se vozitës i motoçikletës ka vdekur, ndërsa pasagjeri është lënduar.

“Vdekja e vozitësit është konstatuar nga emergjenca, ndërsa pasagjeri është dërguar në Emergjencën e Spitalit rajonal”, tha Gashi.

Nga ky vetaksident një 19-vjeçar ka mbetur i lënduar.

Ai ka qenë pasagjer në motoçikletë, ndërsa bëhet e ditur se është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për shkak të lëndimeve të marra.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML./Ballkani.info/