U ther me thikë në qafë, helikopteri e mori – si ndodhi sulmi ndaj shkrimtarit Rushdie

Shkrimtari, Salman Rushdie është sulmuar me thikë, derisa po qëndronte në skenë në Nju Jork. Gjendja e tij nuk dihet akoma.

Policia e shtetit të Nju Jorkut ka dhënë detaje se si ndodhi sulmi ndaj shkrimtarit.

“Më 12 gusht, 2022, rreth orës 11 paradite, një i dyshuar mashkull vrapoi në skenë dhe sulmoi Rushdien dhe një intervistues. Rushdie kishte marrë plagë në qafë dhe u transportua me helikopter në zonën e spitalit. Gjendja e tij nuk dihet akoma”, thuhet në njoftimin e Policisë, të publikuar nga mediat ndërkombëtare.

Rushdie ishte cak i kërcënimeve nga islamistët për një kohë të gjatë, për shkak të veprës së tij “Vargjet satanike”.