U tha se i vunë flakën makinës së saj, reagon Françeska Jaçe

Mbrëmjen e djeshme në media qarkulloi një lajm sipas të cilit një makinë e tipit “Range Rover” në pronësi të shtetases Françeska Jaçe ishte përfshirë nga flakët.

Portalet shkruanin se zjarri dyshohej t’i ishte vënë qëllimisht.

Ditën e djeshme Françeska ka reaguar përmes një postimi në Instastory ku tregon se kjo nuk është aspak e vërtetë dhe se makina kishte pësuar një problem teknik.

Modelja falenderon policinë e Vlorës dhe shkruan se organet përkatëse  do të merren me akuzat e pavërteta.

‘Vazhdon seriali Françeska Jaçe dhe portalet. Do doja të vendosja në dijeni të gjithë ato njerëz qëkanë qenë shumë të shqetësuar për zjarrin e supozuar në makinë dhe nuk kanë marrë mundimin të më pyesnin sesi ishte e vërteta, por kanë aluduar dhe kanë nxjerrë konkluzione të pavërteta që dëmtojnë imazhin tim. Pavarësisht këtij informacioni të rremë, e vërteta qëndron ndryshe, makina pësoi një problem teknik i konstatuar nga policia e Vlorës ku i shpreh dhe falenderimet publikisht. Faleminderit që jeni me ne, policia është me ne. Unë jam një vajzë e re, e qeshur dhe tip joproblematik s’e kuptoj si supozojnë që ka ndodhur një atentat ku ne e shohim që situata të tilla sa vijnë e janë më të rralla në Shqipëri. Por pseudogazetarët që përdornin “profesionin” e tyre për të vjellë vrerë në imazhin tim dhe çdo kujt për disa klikime janë të shumtë. Gjithsesi organet përkatëse do të merren me akuzat e pavërteta dhe pas gjithë procedurave të nevojshme do të publikoj procesverbalin e konstatuar nga policia e shtetit! Faleminderit për vëmendjen tuaj dhe mos u bazoni në çfarëdo shkruhet”, shprehet Françeska.