U shty me policinë në gjendje të dehur, kosovari dëbohet nga Zvicra

Në verë të këtij viti, një shtetas 30 vjeçar i Kosovës me veturën e tij ishte lëshuar në një “garë shpejtësie” me policinë, në mes të qytetit Aarau.

Ndonëse ishte i dehur rëndë (1.74 proimilë) ai ngiste makinën. Madje kur kishte parë se polici po e ndiqte policia, ai ia kishte shkelur edhe më shumë gazin makinës, duke injoruar edhe dritën e kuqe në semafor.

Por, në ikje e sipër ai është përplasur në një makinë mercedes dhe pastaj në një shtëpi. Sigurisht, makina e tij Aii A5 ashtu sikurse edhe mercedesi, ishte shkatërruar në tërësi, por shoferi kishte shpëtuar pa lëndime

Ndërkohë, siç shkruan gazeta “Aargauer Zeitung” personi të cilës ajo i ka vënë emrin e kodifikuar “Blerim”, nuk e kishte këtë për herë të parë. Blerimi kishte shkaktuar edhe delikte tjera më herët: duke drejtuar veturën herë me alkool e herë me drogë por kishte bërë edhe delikte tjera në komunikacionin rrugor.

Në maj të vitit 2019, vetëm dy muaj para përplasjes spektakolare në Aarau, ai ishte kapur duke ngarë makinën në gjendje të dehur, transmeton albinfo.ch. Policia ia kishte marrë patentën e shoferit, por kjo nuk e kishte penguar Blerimin që sërish të ngiste makinën si i dehur dhe pa patentë. Vetëm gjatë korrikut është kapur dy herë, para herës së fundit, kur kishte shkaktuar aksidentin në fjalë.

Po ashtu, në aktakuzë është thënë se i akuzuari ka filluar të bijë ndesh me ligjin që nga viti 2007.

Blerimi ka pranuar veprën por nuk ka dhënë ndonjë sqarim. E tëra që ka thënë është se ai , me alkool donte “t`i harronte” problemet.

Gjykata e Qarkut e Aaraut e ka dënuar atë me burg efektiv prej 18 muajsh (këtu i llogariten edhe138 ditë paraburgim). Por më e rënda është masa për dëbimin nga Zvicra. Ai duhet të braktisë vendin, pa leje për të hyrë sërish edhe në tri vitet në vijim. Po ashtu Blerimi është dënuar edhe me dënim me para dhe me gjobë prej gjithsej 8000 frangash.

Në arsyetimin e trupit gjykues për vendimin për dëbim thuhet se ai ka rreth familjar në Kosovë dhe e njeh gjuhën. Kjo sipas gjykatës e bën kthimin e tij më të lehtë. Veç kësaj, shanset për punë të bashkëshortes së tij janë më të mira në Kosovë se në Zvicër.

Ndëkaq avokati i tij ka kërkuar që të mos dëbohet klienti i tij. Kjo, me argumentimin se ai ishte i integruar mirë në Zvicër. Blerimi kishte ardhur këtu para 20 vitesh, si fëmijë 10 vjeçar. Gjithë kohën prejse ka arritur moshën madhore, ai ka punuar ndonëse ka ndërruar shpesh vendet e punës.