U shpëtuan nga kampi në Siri, momenti emocional i nënës me djalin: O i bukuri mamit, sa i bukur qenke bërë

Endri Dumani përqafon nënën e dajën pas kthimit nga kampi i Al-Hol në Siri.

Mami i Endri Dumanit: Përshëndetje, Endri, o i bukuri i mamit vet, o rrushi i mamit, shihe mamin. të ka mami zemër, o ta marrtë mami të keqen, o zemra e mamit. O i bukuri i mamit. Shihe dajën Dritan. O sa i miri qenke bërë ti

Rama: Më vjen keq që nuk e sollëm dot dhe vajzën

Daja- Ramës: Nuk di ç’të them tjetër, por je bërë engjëll për ta

Rama: Besoj që do e sjellim dhe vajzën por është një 1çik më e komplikuar

Daja: Kam 7 vjet që nuk jam ndalë asnjë ditë, fuqia ime deri këtu ishte

Rama: Edhe ne nuk jemi ndalur, por nuk mund të flisnim se mund të vinim në rrezik punën. Besoj se do e sjellim dhe vajzën me ndihmën e Zotit.

Rama: E di ça më tha mua ky (i referohet Endrit). U ul aty dhe po më shihte dhe më tha qënke plak

Kreu i Anti- terrorit, Gledis Nano mes duartrokitjeve, ka folur për operacionin në Siri për shpëtimin e 5 shqiptarëve. Ai tha se ky nuk është motiv për t’u shplodhur, por shumë shpejt do të nisë misioni i radhës për të shpëtuar edhe shqiptarët e tjerë.

“Në respekt të të gjithëve ju dhe të kolegëve që na kanë ndihmuar, do jem shumë shkurt dhe duhet të më kuptoni se përveç detajeve që nuk mund të bëjë të ditura janë edhe emocionet jo vetëm si punonjës policie dhe si baba. Do rikthehem në Al-Hol, nuk është justifikim që të shplodhemi, por vetëm kryerjen e procedurave, për të rinisur operacionin. Me Llesha shkuam në Liban për këtë operacion, shkuam për 4 ditë dhe ndenjëm 5 javë. Dhe në Liban situata nuk është e lehtë, ka mbi 1500 raste me COVID, ku përveç kësaj problematike kemi edhe këtë problem”, tha Nano.