U shpërngulën në Gjermani para lindjes së Poem Blu, por ku do jetojë përfundimisht familja Vula?

Disa javë para se të vinte në jetë Poem Blu, mami Sara dhe babi Ledri u zhvendosën në Gjermani për të mirëpritur në jetën vajzën e tyre të parë. Për ata që nuk e dinë, familja e Sarës jeton në Gjermani dhe po ashtu edhe ajo ka jetuar dikur aty.

Kështu, të gjithë po pyesnim nëse ata do jetojnë atje përgjithmon apo do kthehen në Kosovë? Këtë përgjigje ende nuk e kemi marrë, por kemi përshtypje se familja më e ëmbël e showbizit është kthyer në Kosovës së fundmi.

Ka qenë vetë reperi ai që ka postuar disa Instastory, një në avion dhe një në vendin e tij, duke lënë të kuptohet se mund të jenë kthyer.

Megjithatë, nuk mund të themi me siguri nëse ky do jetë një vendim përfundimtar.

Dyshja nuk na e kurseu në rrjete sociale portretin e të voglës, që u kthye menjëherë në bebushin më të komentuar në Shqipëri e Kosovë. Poem Blu duket të ketë një domethënie të madhe për Ledrin dhe Sarën, të cilët pagëzuan frytin e dashurisë së tyre të madhe.

Image