U shkarkua nga pozita e ambasadorit, reagon përsëri Gjergj Dedaj

Gjergj Dedaj siç duket nuk e ka ndërmend ta respektojë vendimin e MPJ-së për shkarkimin e tij nga pozita e ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shprehur kundërshtitë e tij, duke u thirrur në dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me shkarkimin e ambasadorëve dhe arsyen për marrjen e një vendimi të tillë.

“Kushtetuta dhe Ligjet e Kosoves, jane Bibla dhe Kurani i shoqerise kosovare, para se cilave, do duhej te ishim te gjithe ta pafuqishem.”

Tutje, ai ka paralajmëruar se do të qëndrojë i palëkundur në respektimin e Kushtetutës së Kosovës, duke aluduar se nuk do ta lëshojë pozitën e ambasadorit.

“Keto nuk shkelen dhe as nuk personalizohen, asnjehere dhe nga askush,duhet te qendrojme pa lekundur, ne respektimin e saj”, shkroi ai.