U shfaq me të brendshme krejt transparente, fansat “kryqëzojnë” blogeren italiane: Na i tregove të gjitha (Foto)

Ajo është blogerja më e famshme italiane dhe në çdo moment merr vëmendjen e të gjithëve. Është fjala për Chiara Ferragni-n, e cila në llogarinë e saj në “Instagram” poston imazhe nga më të ndryshmet.

Madje ajo nuk e ka aspak problem që me miliona ndjekësit të ndajë fotografi ku shfaqet me të brendshme, bikini seksi apo edhe “topless”. Por së fundmi, ajo është kritikuar shumë nga fansat e saj, pasi postoi disa imazhe shumë “hot”.

U shfaq me të brendshme krejt transparente, fansat

Para pasqyrës, në dollapin e saj të mirënjohur, Chiara u shfaq me të brendshme plotësisht transparente në ngjyrë të zezë, që pothuajse i tregonin çdo pjesë intime.

Pikërisht këto poza bënë që ndjekësit ta kritikonin blogeren, duke i thënë se janë të papërshtatshme për t’u publikuar në rrjetet sociale. Madje i shkruanin se ajo duhet të ketë parasysh se është edhe nënë e dy fëmijëve.

U shfaq me të brendshme krejt transparente, fansat

Disa fansa i cilësuan fotot e Ferragni-t si “vulgare”. Disa të tjerë vendosën të përdornin ironinë për ta kritikuar Chiara-n, duke i shkruar: “Nga tani na ke treguar gjithçka“.

Por pavarësisht kësaj, bashkëshorti i saj, këngëtari i njohur Fedez i shkroi: ‘Wellaaaaaaaa”. Nga ana tjetër Chiara vendosi të reagojë përmes një “Instastory”. Ajo postoi një foto të portretit të saj, që dukej e habitur, krahas së cilës shkroi: “Mbarova pas komenteve për fotot e mia me të brendshme”.

U shfaq me të brendshme krejt transparente, fansat