U raportua se një grua në Fushë Kosovë tentoi ta hedhë nga ballkoni djalin e saj, deklarohet policia

Të premten u raportua se një grua në Fushë Kosovë ka tentuar që ta hedhë nga ballkoni djalin e saj.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka dalë në vendin e ngjarjes rreth orës 17:30 për t’i trajtuar këto informacione.

Por, në përgjigjen e tyre thuhet se nuk ka rezultuar të ketë elemente të dhunës apo veprime të asaj natyre.

“Rreth orës 17:30,  policia ka dalë në vendin e ngjarjes  për të trajtuar informacionet e tilla. Nga trajtimi  që policia u ka bërë informacioneve   të tilla nuk ka rezultuar të ketë elemente të dhunës apo veprime të asaj natyre”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tutje ka bërë të ditur se nga trajtimi i detajishëm bërë rrethanave të ngjarjes, ka nxjerrë  rekomandimet e specialistëve mjekësorë për trajtimin e nevojshëm mjekësor për personin e rritur.

“Aktualisht policia me akterët relevant po vijon me veprimet e nevojshme”, ka deklaruar Borovci.