U raportua se mjekët nuk po kujdesen për pacientët me koronavirus, reagon infektologu i QKUK’së

Infektologu Fitim Havolli, ka reaguar ndaj lajmeve se profesionistët shëndetësorë në QKUK nuk po kujdesen për pacientët me koronavirus.

Havolli ka shkruar se nëse ka parregullsi të tilla, duhet të tregohen me emra profesionistët shëndetësorë që nuk po kujdesen për pacientët, e jo të përfshihen të gjithë.  

“Ju lutem shumë dhe ju bëjmë thirrje gjithë atyre që kërkojnë shërbime në institucionet tona shëndetësore dhe nuk marrin shërbime dhe qasje jo profesionale nga profesionistët, të thuhen me emër dhe mbiemër dhe të mos përfshihen të gjithë profesionistet ose të gjitha institucionet, po ashtu të jepet adresa e saktë se ku ka ndodh kjo pa përgjegjësi sipas tyre, por jo të thuhet për gjithë institucionin, sepse është e papranueshme dhe jam i bindur se do të ketë shumë më shumë reagime pozitive se sa negative, nga gjithë ata që kërkuan ndihmë nga profesionistët që nga Marsi i vitit 2020 e deri në këto momente”, ka shkruar Havolli.

Ky është postimi i plotë i Havollit:

Me shkas,
Profesionistët shëndetësor a janë duke kryer detyrën apo nuk janë? Nëse nuk janë, kush janë ata/ato, duhet të thuhen emrat e mbiemrat!

Jemi dëshimtar që përjetuam dhe humbëm plotë kolegë dhe famijlar tanë, duke ju shërbyer gjithë atyre që kërkuan dorën tonë, pa përjashtuar ndonjë rast i cili do ishte dashur të thuhet me emër dhe mbiemër, e jo të përfshihen të gjithë!

Në një rrëfim të disa familjarëve mbrëmë te emisioni Jeta në Kosovë, dëgjuam një rrefim të tri familjëve që fatkeqësisht kanë humbur më të dashurit e tyre nga coronavirusi dhe neve na vjen keq për gjitha ato familje, që kan humbur më të dashurit e tyre.

Ato parregullsi që kanë parë dhe i kanë përjetuar si përcjellës të familjarëve të tyre, duhet të pasqyrohen dhe të adresohen në institucione relevante dhe nëse ka pasë neglizhemca të tilla, të marrin epilogun secili që ka mund të mos jetë në shërbim ashtu siç e kërkon ligji!

Mijëra familje dhe qytetar të tjerë, poashtu përjetuan ballafaqimin me coronavirus dhe na falenderuan për shërbimet tona profesionale edhe atëherë kur ata humbën betejën dhe më të dashurit e tyre, por nuk do të thotë që ti mos i marrim seriozishtë ato vrejteje dhe ti përmirësojm ato.

Ju lutem shumë dhe ju bëjëm thirrje gjithë atyre që kerkojnë sherbime në institucionet tona shëndetësore dhe nuk marrin shërbime dhe qasje jo profesionale nga profesionistët, të thuhen me emer dhe mbiemer dhe të mos përfshihen të gjithë profesionistet ose të gjitha institucionet, poashtu të ipet adresa e saktë se ku ka ndodh kjo pa pergjegjësi sipas tyre, por jo të thuhet për gjithë institucionin, sepse është e pa pranueshëme dhe jam i bindur se do të ketë shumë më shumë reagime pozitive se sa negative, nga gjithë ata që kërkuan ndihmë nga profesionistët që nga Marsi i vitit 2020 e deri në këto momente.

Ju bëjë thirrje publike që të mos politizohen dhe të përfshihen të gjithë në një “thes”por nëse keni vrejtje në ndonjë profesionistë të thuhet emri dhe vendi ku ka mujt me ndodh duhet ta kryje detyrën mbi rrethant dhe kushtet që i posedon ai ose ajo në detyrë e përgjegjësi profesionale!

Unë mendoj se duhet të hetohet nga gjitha organet tona secili raste që mund të jetë i neglizhuar nga ana profesionale e humane ,por në asnjë mënyrë nuk duhet të heshtim për gjithë ato akuza që ju bënë jo si individ, por si tërsi mantilbardhit dhe institucionit.

Personalisht do të bëjë ankes në gjitha institucionet tona relevante dhe do të kërkojmë të zbardhet dhe ti ipet epiteti i vërtet ketyre gjërave sikur rasti në fajl pra , ta kuptojm drejtë dhe sakt për secilen rast, se a e humbi jetën përshkak të neglizhencës prfesionale e njerzorr apo përshkak të smundjes, nuk guxojmë të heshtim as si institucione por qe besa as si Individ e profesionistë, ndaj asaj që mbrëm e dëgjuam në një emision publik.

(Vrejtje!!!rasti nuk ka të bëjë fare me mua dhe me repartin ku unë shërbejë,por është e pa ndershëme dhe aspak etike të hudhen gjithë ato akuza në përgjëthësi, sepse jam i bindur se shumica nga profesionistët tash e 10 muaj kan bërë të pa mundurën për te ju dal në

ndihmë qytetarëve,poashtu nuk i përjashtojmë ndonjë rast i cili do ishte dashur të jete i izoluar dhe i zgjedhur mbrenda institucioneve gjegjëse).