U raportua se kanë përvetësuar rreth 900.000 franga, vëllezërit e Loredanës vijnë në Ferizaj (VIDEO)

Dje mediat zvicerane raportuan mbi dyshimin e mundshëm për mashtrimin e një çifti që jetonte dhe vepronte prej kohësh në Zvicër, nga familjarë të ngushtë të artistes së njohur kosovare, Loredana Zefi.

Loredana jeton tash e një kohë të gjatë së bashku me familje në Zvicër, ndërsa sipas dyshimeve, ajo me ndihmën e vëllaut të saj kanë arritur të mashtrojnë një çift zviceran duke përvetësuar kështu rreth 900.000 franga, shkruan Ballkani.info.

Ajo u arrestua dje në orët e para të mëngjesit nga autoritetet atje, ku është marrë në pyetje nga policia hetimore rreth dyshimeve të bazuara për të dhe vëllaun e saj.

Pas marrjes në pyetje është liruar, përderisa një i afërm i saj ka postuar edhe një foto me të.

Njëri nga vëllezërit e Loredanës, kishte postuar një video në story të tij të Instagram-it, duke thënë se po të kishte ndonjë gjë të vërtetë tek lajmet, atëherë ai nuk do të ishte i lirë.

Raportimet e mediave dhe dyshimet e hedhura mbi familjen Zefi, nuk iu kanë lënë përshtypje vëllezërve të artistes së njohur, Loredanës, njëherish edhe gruaja e reperit nga Ferizaj, Mozzik.

Sipas postimeve që Ilir dhe Arben Zefi kanë postuar mbrëmë, shihet se gjinden në Ferizaj.

“Dushmanat e kanë vetëm një punë, të na ndalin neve, kurse ne i kemi 100 dhe nuk i njohim hiç”, ka shkruar Arben Zefi, përcjell Ballkani.info.

Shikoni pamjet e mëposhtme të vëllezërve të Loredanës në Ferizaj: