U raportua që prezantoi Kosovën si shtet islamik, reagon Alma Lama

Ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama ka reaguar pas raportimeve se është larguar nga kjo pozitë për shkak se e kishte paraqitur Kosovën si shtet islamik.

Përmes një shkrimi në Facebook, Lama e ka përgënjeshtruar lajmin.

Ish-deputetja kërkuar nga MPJ, që të reagojë pasi ka thënë se nuk ka fakte për këtë.

“Duke shpikur një burim anonim ne MPJ se gjoja unë e paskam “paraqitur Kosovën si shtet islamik”. Ku i keni faktet”, ka shkruar Lama në Facebook.

Ndërkaq, me datën 23 nëntor të këtij viti, Presidenti Thaçi kishte urdhëruar tërheqjen e Alma Lamës nga misioni diplomatik.

“Urdhërohet tërheqja nga Misionit Diplomatik i znj. Alma Lama, ambasadore/shefe e Misionit Diplomatik të Republikës së Kosovës në Republikën e Italisë”, thuhet në dokument.

Alma Lama u emërua ambasadore e Kosovës në Itali më 2016.