Prishtinë

U raportua për vrasje në lagjen Dardania, Policia e Kosovës jep sqarime: Po xhirohet një film

Para pak minutash në mediat vendore u raportuar për një trup të pajetë në lagjen Dardania në Prishtinë. Madje u aludua edhe për një vrasje, për çka u publikuan edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku në vendin e ngjarjes ishin prezentë Policia e Kosovës dhe Ambulanca.

Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, për Ballkani.info ka demantuar këto raportime duke treguar se po bëhet fjalë për një xhirim në rrugën “Ilaz Kodra”, në kryeqytet.

“Është një inskenim për një film, skenari i të cilit është aprovuar nga menaxhmenti i Policisë së Kosovës. Xhirimet po bëhen në rrugën ‘Ilaz Kodra’ në Prishtinë”, ka potencuar Ahmeti./Ballkani.info/

BONUS VIDEO| Në Kosovë ka nisur manifestimi tradicional “Epopeja e UÇK-së”