Policia e Kosovës

U raportua e zhdukur: Gruaja nga Drenasi paraqitet në stacion, thotë se burri e kanosi dhe e largoi nga shtëpia

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje, pas publikimit të fotografisë në faqen zyrtare, gruaja nga Drenasi që u raportua si e zhdukur, është paraqitur në stacionin e policisë në Ferizaj.

Në deklaratën që ka dhënë në Polici, ajo ka thënë se është larguar nga shtëpia pas një fjalosje me bashkëshortin e saj dhe se i njëjti e kishte kanosur dhe kishte kërkuar që ajo të largohet nga shtëpia

Me kërkesë të saj, ajo është dërguar në strehimore. Bashkëshorti i saj, është dërguar në mbajtje.

“Gllogoc  24.10.2023-19:30. Me datën e lartcekur, viktima femër kosovare ishte larguar nga shtëpia dhe me datën 02.11.2023 pas publikimit të fotografisë së viktimës në faqen zyrtare të Policisë,  viktima ishte paraqitur në stacionin e policisë në Ferizaj. Sipas deklaratës së viktimës e njëjta ishte larguar nga shtëpia pasi që pas një fjalosje me bashkëshortin e saj i njëjti e kishte kanosur dhe kishte kërkuar që ajo të largohet prej shtëpie. Me kërkesën e viktimës , ajo është dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

.