vjosa osmani

U prit me ceremoni ushtarake, Osmani falënderon shtetin e El Salvador për mikpritjen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falenderuar shtetin e El Salvador për mikpritjen e treguar ndaj Kosovës.

Osmani mori pjesë në inaugurimin e presidentit të këtij shteti, Nayib Bukeleme.

“Faleminderit partnerëve tanë në El Salvador për mikpritjen dhe respektin e treguar për Republikën e Kosovës”, shkroi Osmani, e cila u prit me nderime të larta dhe ceremoni ushtarake.

Ajo ka thënë se krijimi i aleancave të reja dhe thellimi i atyre ekzistuese me shtetet e Amerikës Latine janë në fokus të vizitës në El Salvador.