U përplasën virtualisht, menaxheri i “Babastars” thotë fjalën e fundit pas ofendimeve me Stresin

Pasi Stresi i bëri një ‘diss’ Getoar Selimit në këngën e tij “Po foli i fundit”, nuk mungoi një reagim nga menaxheri i “Babastars”, Dekori.

Në një postim ai u shpreh se Stresi nuk ka bërë asgjë gjatë karrierës dhe se ka blerë klikimet që këngët e tij të duken të suksesshme.

Po ashtu, Stresi reagoi menjëherë. Ai u shpreh se në fakt loja e klikimeve ka nisur nga vetë “Babastars”, labeli me të cilin ai ka pasur një marrëdhënie të kohë më parë dhe ka qenë pjesë e tyre.

Mirëpo pas këtij debati virtual mes Stresit dhe Dekorit, ky i fundit është shprehur se postimin në rrjetin social “Instagram” nuk e ka pasur personalisht me reperin.

Ai ka thënë se postimin e ka pasur në përgjithësi, por sipas tij fjalët i kanë “djegur” Stresit ndaj ka reaguar.

“Po sot nga portalet e kuptova që dikush qenka marrë me mu. Postimi im nuk ka qenë për askënd personalisht, aq më pak për të sepse nuk e ndjekë e as nuk ia dëgjoj muzikën. Mendimi që e kam shprehë ka drejtuar për estradën në përgjithësi sepse tingëllon paradoksale si në shekullin e 21-të dikush mendon se duke sharë dikë tjetër mund ta rrisë famën për vete apo pjesa tjetër si dikush mendon që suksesi dhe hitet arrihen duke blerë klikime falso. Për mendimin tim këto janë dy forma demode për të qenë artist i mirë. Kosova dhe Shqipëria kanë artistë aq të mirë sa vetëm me punën e tyre, pa përdor këto forma mund të jenë yje. Ky është kuptimi i asaj që kam shkruar mbrëmë, shumë e përgjithshme dhe aktuale dhe nëse dikush e ka gjetur veten ‘e pastë veten në qafë’ siç thotë populli”  – është shprehur Dekori për “Prive”.