Bashkësia Islame e Kosovës e largoi nga puna hoxhën e Pejës, Drilon Gashi.

BIK-u u justifikua mbi atë që Drilon Gashi ka predukuar jashtë doktrinës islame; kur’anit dhe hadithit. Këte e ka mohuar hoxha nga Peja i cili thotë se edhe pse beson Teorine e Evolucionit nuk bie ne kundërshtim me dispozitat islame.

Largimi nga puna po e detyron Gashin të mendojë largimin nga Kosova për të emigruar në një vend evropian si rezultat i mungesës së të ardhurave për shkak të vendit të punës.

Gashi për Ballkani.info ka rrëfyer historinë e tij në studime dhe pas ardhjes në Kosovë. Ai tregon sesi BIK-u ishin tallur vazhdimisht me të.

Ky është rrëfimi i tij për Ballkani.info

Unë kurrë nuk kam menduar me e leshu Kosovën. Këtë nuk e bëri as babai im në vitet më të vështira të jetës së tij.
U shkollova me vuajtje e vetëfinancim plot shtatëmbëdhjetë vite, bleva mbi 10000 mijë tituj libra dhe ëndrra ime e kahmotshme ishte që të jap kontributin tim për fe e atdhe, në vendlindjen time. Familja ime mori edhe kredit për të më ndihmuar. Disa herë edhe vet mora borxh për t’i kryer studimet së bashku me shoqen time. Më ndihmuan edhe disa vëllezër myslimanë, Zoti i shpërbleftë.

Mirëpo kur u ktheva në Kosovë, dy vite qëndrova i papunë. Endesha nëpër zyret e BIK-ut dhe ata talleshin me mua, duke më thënë: Prit, derisa ta shkruan Zoti!
Zoti i di vështirësitë e mia derisa zura punë si imam në xhaminë e re të fshatit Vitomericë.

Edhe para përjashtimit, nuk më janë ndalur shantazhimet, dhuna psikike, zullumet dhe kërcënimet e udhëheqësisë së BIK, herë me përjashtim prej pune, here vërejtjet e tij me shkrim, herë me cenim ndaj shprehjes së lirë dhe afishimeve në facebook, e herë herë me përjashtim prej shërbimeve fetare dhe shkuarjes në të pame.

Unë për dy vite sa punova aty, u bëra kurban i xhamisë, më shumë kujdesesha për të se për familjen dhe tre fëmijët e mijë, edhe atë vetëm për 300 euro; sepse 100 euro më shkonin qira për banesë.

Kam pas shpresu që do të bëhem edhe profesor në FSI.

Edhe e shoqja ime është hoxhanicë e shkolluar me profesion, por s’ka punë as për të.

Shtoja kësaj edhe qindra kërcënimeve serioze nga më të ndryshmet që më janë drejtuar mua dhe familjes sime.

Kohët e fundit, këtyre po u ndihmojnë edhe disa delikte të hoxhallarëve, të cilat po thonë se unë qenkam bërë heretik, e heretiku dhe apostati sipas tyre meriton të vritet.

Jam i zhgënjyere me prejdrejtësisë në Kosovë. Unë para një kohe më suuspenduan, kam bërë kërkesë në Inspektoriatin e Punës, por ajo mu kthye negative.
Edhe nëse do t’i padisnë gjyq përmohimin e të drejtës dhe lirisë individuale të shprehjes, nuk besojqë do të ketë ndonjë efekt.
Nuk shoh prespektivë as për shkollimin e fëmijëve të mij. Rinia intelektuale sot shkollohet nëpër universitetet e Harvardit, e në Kosovë djalit tim i thonë se babai yt është qafir, sepse e ka pranuar Teorinë e Evolucionit!

A ia vlen të bëhem kurban unë dhe familja ime më shumë se kaq?

Unë nuk do ta lëshoj atdheun tim, deri në momentin kur familja ime do të rrezikohet për bukën e gojës.
Ata që më kanë larguar nga puna, ndoshta e kane menduar edhe këtë!

Nuk di a do të jenë faqebardhë para të Madhit Zot, para popullit tonë, dhe s’di a do tua falë xhemati, gjyqi, kombi dhe historia. /Ballkani.info/

loading…