Kryeministri Albin Kurti, ka liruar nga posti sot këshilltarin e tij nga komunitetet jo-shumicë Edison Beqiri.

Në vendim nuk bëhen të ditura arsyet.

Por sipas burimeve të RTK-së Beqiri është liruar nga detyra pasi i njejti është parë në një foto në ndërtesën në Dragash e cila dikur shërbente si komunë paralele.

Po ashtu, RTK mëson se ky vendim vjen edhe pasi i njëjti është verifikuar nga institucionet e sigurisë dhe inteligjencës.

BONUS VIDEO: Ndalimi i dinarit, Hovenier: S’e di si mund të shmanget frustrimi te serbët lokalë, jam i shqetësuar