Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, ka hedhur dyshime mbi vendimin e Qeverisë për shpërndarje të 180 mijë eurove për filmin “Lojë jete”.
Hoti në një postim në një postim në Facebook ka shkruar se ekziston qendra Kinematografike që vendos e Kosovës, e cila çdo vit organizon thirrje për subvencionimin e projekteve filmike.
Ndrysh, edhe dje ka pasur raportime rreth tenderit prej 216 mijë euro, që e ka fituar aktorja Teuta Krasniqi për një serial që ka filluar transmetimin në Televizionin publik.
Shkrimi i plotë i Hotit:
Me 12 shkurt 2019, Qeveria e PAN-it ndan 180 mije euro nga rezervat shteterore per nje film. Nuk i jap vetes te drejte te vleresoj rendesine e ketij filmi. Mund te jete i rendesishem per te dokumentuar te kaluaren e hidhur te popullit te Kosoves.
Por, ekziston Qendra Kinematografike e Kosoves qe sipas ligjit “është institucion publik qëndror për kinematografi me qëllim realizimin e politikave kinematografike për interesin publik dhe cdo vit organizon thirrje për subvencionimin e projekteve filmike.”
Ne mbledhje te Qeverise duket nuk kane qene ne dijeni per kete vendim as zv.ministrja e Kultures qe ishte prezente.
Ligji per financat publike i percakton qarte rastet kur ndahen mjete nga rezervat.
Gjykojeni vete se cfare i thone kesaj menyre te shpenzimit te buxhetit.







