Në gusht të vitit të kaluar, u zbulua se prezantuesi i emisionit të muzikës “Top Select” në Top Channel, Mishel Rrena, ishte martuar me shokun e tij të ngushtë në një ceremoni në Londër.

Pas publikimit të lajmit, Misheli vendosi të largohej nga çdo rrjet social dhe humbi kontaktet me ndjekësit e tij, megjithatë së fundmi ai është rikthyer sërish në Instagram dhe ka qenë aktiv për herë të parë pas shumë muajsh mungesë.

Moderatori ka publikuar në Instastory një foto ku ka treguar se ndodhet në ishujt Canary në Spanjë, teksa shijon plazhin dhe ujrat e kaltër të vendit.