U lëndua gjersa po priste dru në mal, vdes burri nga Kamenica

Një person në fshtin Gjyryshevc të Kamenicës ka vdekur në rrethana tragjike.

Policia ka treguar se ai ka pësuar lëndime vdekjeprurëse në mal ku ishte duke prerë dru.

Fillimisht ai është dërguar në QKUK, ku më pas edhe ka ndërruar jetë.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.