U lëndua duke prerë dru në mal, vdes në QKUK një person nga Podujeva

Një person ka ndërruar jetë pasi kishte marrë lëndime të rënda duke prerë dru në mal.

Rasti ka ndodhur në fshatin Terrnovicë e Epërme të Podujevës, mëngjes e së hënës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i njëjti pasi ishte lënduar, ishte dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por që më pas ka vdekur.

“Fsh. Terrnovicë e Epërme, Podujevë 26.04.2021 – 06:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar, deri sa ishte duke prerë dru në mal, është lënduar. Viktima është dërguar në QKUK, ku më pas ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.