U kritikua në prezantimin e “Këngës Magjike”, komenti që merr Adrola nga ish- burri

Këtë vit Adrola Dushi është e përzgjedhura e Ardit Gjebreas, për të prezantuar festivalin “Kënga Magjike”.

Bukuroshja ka shkëlqyer në dy netët e para gjysmëfinale dhe presim të shohim se çfarë ka rezarvuar për sot.

Paraqitja e saj në festival është komentuar shumë dhe sigurisht nuk kanë munguar komplimentat nga miqtë dhe të afërmit e saj.

Por, mesa duket komentin më epik për Adrolën ia kanë dërguar ish- bashkëshortit të saj.

Nëpërmjet një fotoje të publikuar në Instastory Adrola tregon komentin që dikush i ka çuar Adisit.

”Ça paske heq ti mor i shkretë. Muhabet me veten ke pas bo 3 vjet?”

Ky mesazh është pritur me humor nga modelja, e cila tregon se dhe nëse do bente kurs, s’ka kurs që mund ta merrte përsipër.

“Komentei më funny nga të gjithë ata që kam parë është ky që i ka shkuar babait të Troit. Edhe po të kisha bërë kurs, ska kurs që më merr përsipër”, shkruan Adrola.

Kujtojmë se modelja pavarësisht ndarjes, ruan raporte të mira me ish-bashkëshortin dhe shpesh shihen në shoqëri të njëri-tjetrit.