Gjykata e Shkodrës
U kapën me 80 kg drogë, mes 6 të arrestuarve dhe një vajzë
Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg 6 të arrestuarit për trafik droge.
Gjykata vendosi masën ‘arrest me burg’ për shtetasit: Kristjana Bujaj, Gjeto Pepaj, Pllum Murçaj, Lazër Burçaj, Lavdrim Nikaj dhe Ndue Nikaj.
Gjashtë të arrestuarit u kapën në Tamarë të Malësisë së Madhe pasi u kapën duke trafikuar drogë drejt Malit të Zi nga kurifi i gjelbër.
Policia sekuestroi 80 kilogram drogë.