Don Xhoni

U kapën MAT! Është në lidhje me Don Xhonin?! Trejsi Sejdini shton dyshimet me veprimin e fundit

Trejsi Sejdini është një ndër modelet më të komentuara të showbizzit shqiptar. Modelja është përfolur kohët e fundit për një lidhje të mundshme me Don Xhonin, pas publikimit të disa fotove nga mediat kosovare, ku ish-missi dhe reperi shihen duke darkuar në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Megjithatë, dyshja nuk ka reaguar rreth këtyre fotove, çka ka shtuar edhe më shumë dyshimet te fansat. Së fundmi, modelja ka nxitur më shumë spekulimet me veprimin e fundit që ka bërë. Ajo ka realizuar një video, teksa në sfond dëgjohet kënga e reperit.

Kujtojmë që Don Xhoni ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në vetëm pak kohë. Ai u bë tepër i njohur pas publikimit të duetit me Encën “Break Doën” dhe këngës “Tjera llafe” që u pritën shumë mirë nga publiku.