U kap nga qeni i policisë, arrestohet shqiptarja me 10 kg kokainë në veturë

Një grua shqiptare është arrestuar në Itali, pasi është kapur me 10 kg kokainë me vlerë mbi 350 mijë euro në makinë.

Mësohet se shqiptarja është ndaluar rastësisht nga policia rrugore, për një kontroll të thjeshtë të automjetit, mirëpo qentë e përdorur nga oficerët nuhatën kokainën në makinë.

Droga ishte e fshehur brenda parafangove të përparme dhe ishte e ndarë në dhjetë pako.

Pas arrestimit shqiptarja është dërguar në burgun e Trentos, ku do të rrijë atje deri sa të merret vendimi për gjykimin e saj.

Autoritet italiane po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe personin që do të ishte marrësi i kokainës.