U kap me hashash dhe femër në makinë! Jeta luksoze e djalit të Azem Hajdarit, makina dhe veshje të shtrenjta

Djali i vogël i ish liderit të Lëvizjes së Dhjetorit, Azem Hajdari, që mban të njëjtin emër, është arrestuar nga policia e Elbasanit për posedim droge. Atij i është komunikuar sot masa e arrestit së bashku me mikun e tij, 21 vjeçarin Ergi Gjumsi.

Mbrëmjen e djeshme policia njoftoi shoqërimin e 2 të rinjve dhe të një vajze që udhëtonte me ta, e cila siç duket është lënë e lirë. Azem Hajdari “junior” njihet për jetën luksoze edhe pse mjaft i ri në moshë, por me një pasion për mjetet e shtrenjta dhe jetën luksoze, i riu Hajdari ka rënë mjaft në sy në rrjetet sociale.

19-vjeçari bie në sy në kryeqytet duke lëvizur me makinat e luksit të tipit Mercedez Benz S-Class, të cilat arrijnë deri në 120 mijë euro.

Duke u nisur edhe nga pamja e jashtme, djali i të ndjerit Azem Hajdari shpenzon shuma marramendëse për atlete të firmave të shtrenjta që vlerësohen nga 500-1000 dollarë. Ai ka një tatuazh të madh që i mbulon pjesën e parakrahut dhe të krahut të majtë.

Është një prej pasanikëve të rinj të kryeqytetit, frekuentues i pubeve më me emër në Tiranë, gjithnjë i gjendur në zonën VIP.

Nuk dihet nëse i riu do të vendosë më vonë të ecë në gjurmët e të atit dhe t’i bashkohet politikës, ashtu si edhe motra e tij e madhe, deputetja e PD-së Rudina Hajdari.