“U kap mat” në praninë e një djali në Dubai, Shqipe Hysenaj prezanton “sheikun”

Ajo njihet për “bombat” e saj, të cilat “shpërthejnë menjëherë në rrjet. U kuptua që është fjala për ish-konkurrenten e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj, e cila prej disa ditësh ndodhet me pushime në Dubai.

Ajo ka ndarë me mijëra ndjekësit e saj në “Instagram” foto e video të ndryshme të saj, gjatë këtij udhëtimi në vendin luksoz. E fansat janë bërë shpeshherë kuriozë të dinë se me kë ndodhet atje.

Një ditë më parë, “Prive” publikoi disa foto eskluzive ku Shqipja ishte në praninë e një djali. Fotot u bën virale dhe shumica menduan se bëhej fjalë për partnerin e ish-konkurrentes, duke qenë se edhe vetë ajo ka lënë të kuptojë se është në njohje me dikë që ia ka marrë zemrën.

Gjithsesi, vetë Shqipja reagon duke sqaruar se djali në foto është vëllai i saj, për të cilin gjithmonë është shprehur se ka një lidhje të veçantë.

“U kap mat” në praninë e një djali në Dubai,