Ushtria ruse në këto katër javë luftime me ushtrinë ukrainase, ka humbur mijëra pajisje ushtarake duke përfshirë tanke të blinduara, mjete kundër-ajrore, makineri furnizimi, artileri raketahedhëse, por si duket tani më rusët ose kanë ndërruar taktikë, ose u ka mbaruar artileria, në pamjet e publikuara së fundi shihet se ata po përdorin veturat civile për të kryer aksione ndaj ushtrisë ukrainase.
Ky është një fenomen i ri në këtë luftë, pasi që masiviteti i ushtrisë ruse ka filluar të copëtohet në njësi të vogla guerile, madje duke përdorur vetura jo ushtarake.
Agresioni rus mbi këtë vend filloj më 24 shkurt, dhe vlerësohet se mbi 15 mijë ushtarë rus deri më tani kanë gjetur vdekjen në këto luftime.
Raportohët se në zonën e Kharkivit ushtria ruse ka refuzuar të tërheq trupat e ushtarëve të vrarë, ndërsa në shumë zona lindore ushtria ruse tani më është në prag të dezertimit.
Ushtria ruse po mbanë nën agresion në tri fronte me luftime Ukrainën, në lindje rusët kanë mësyrë qytetin e dytë më të madh Kharkivin, në jug objektivi rus janë qytet-portet ukrainase, Mariuopol dhe Odesa, ndërsa në veri rusët nga territori i Bjellorusisë, po e mbajnë nën kërcënim permanent kryeqytetin Kiev.






