Milka

U hoq në Maqedoninë e Veriut, ky produkt është tërhequr sot nga tregu edhe në Bosnjë

Disa copë të çokollatës Milka Oreo janë hequr sot nga tregu në Bosnjë e Hercegovinë.

Siç shkruajnë mediat boshnjake, inspektorët e Federatës Federale të Ushqimit kanë kryer sot 12 inspektime në objektet e shitjeve me pakicë të qendrave më të mëdha tregtare dhe i kanë tërhequr nga tregu disa çokollata Milka Oreo.

Këto çokollata dyshohet se kanë prani të plastikës në to.

“Në një nga objektet e kontrolluara janë gjetur në shitje dhe prej tij janë tërhequr 33 copë të produktit kontestues”, thuhet në njoftimin e FUZIP.

Ata shtuan se ende nuk kanë marrë të dhëna për sasitë.

Javën e kaluar, disa copë çokollata Milka Oreo u larguan nga tregu në Maqedoninë e Veriut.