U hodh shorti për rrethin e parë të Kupës së Kosovës

Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, u bë tërheqja e shortit për rrethin e parë të garave të Kupës së Kosovës për edicionin 2022/23.

Në këtë rreth të garave janë paraqitur për pjesëmarrje 10 skuadra. Ndeshjet do të zhvillohen më 12 dhe 13 tetor.

Në bazë të shortit, në rrethin e parë takohen:

Sharri – KEK-u

Shkëndija – Vitia

Arbana – Opoja

Kosova VR – Prizreni

Fortuna 2020 – Behari. /Demokracia.com