U hodh para se avioni të përplasej në tokë, flet i mbijetuari nga aksidenti ajror në Ukrainë VIDEO

Një kadet i forcave ajrore ukrainase tregoi se si ai kishte mbijetuar për mrekulli nga përplasja e aeroplanit që i mori jetën 25 personave, duke u hedhur para se avioni të rrëzohej në tokë.

Vyacheslav Zolochevskyi është i mbijetuari i vetëm nga  aeroplani ushtarak Antonov An-26.

Pamje të reja janë shfaqur në momentin që avioni  ushtarak u përplas në tokë dhe shpërtheu në flakë.

Ai tha se çdo gjë ndodhi si në video-lojëra, ndërsa tregoi se kishte parë shokun e tij të digjej dhe se ishte përpjekur ta ndihmonte të shuante flakët.

Shoku i tij u soll i gjallë në spital, por ai humbi më pas jetën

Zolochevskyi thotë se megjithatë nuk mbanë mend shumë detaje dhe se kishte rënë pa ndjenja disa minuta pas shpërthimit.