U hodh nga kati i katërt, mjekja: Myftaraj kishte tumor në tru, ishte i “dënuar” me vdekje

Gazetari dhe publicisti Kastriot Myftaraj i ka dhënës ot fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i banesës ku jetonte në lagjen “Ali Demi”.

Një mjeke tek Neurokirurgjia thotë për ABC se gazetari ka qenë i diagnostikuar me tumor në tru.

Sa i përket aktit të rëndë, ajo thotë se mund të ketë qenë një gjendje e rënduar psikologjike e shkaktuar nga tumori.

“I shkreti Kastriot , vuante nga nje tumor ne tru, qe do vdiste, gjithsesi. Per sa i perket aktit, ka te beje me problemet psiqike qe krijon tumorri. Nuk di si ka qene si gazetar, por ne neurokirurgji ku ka qene i shtruar ishte zoteri dhe shume falenderues per personelin e spitalit,” tregon mjekia.