U hiqen licencat katër infermiereve për sulmin ndaj të moshuarës

Ky vendim është marrë në një takim urgjent të Odës së Infermierëve me prokurorin dhe Këshillin Etik.

“Sot me datë 03.11.2022 me fillim nga ora 11:00 u mbajt takimi urgjent i Prokurorit të OIK, Këshillit Etik dhe Kryetarit të OIK në lidhje me ngjarjet e fundit të cilat kanë ndodhur ditën e djeshme në lidhje me ushtrimin e dhunës nga 4 infermiere ndaj një gruaje të moshuar në Shtëpinë e të Moshuarve ‘Orenda’ në Pejë”, thuhet në njoftim.

Të mërkurën janë arrestuar tri infermiere pas publikimit të një videoje ku shihen teksa e sulmojnë fizikisht një të moshuar.

Image