U goditën nga orteku, të paktën 10 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur në Himalajet indiane

Të paktën 10 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë zhdukur pasi një ortek goditi një ekip alpinistësh në Himalajet indiane, shkruan BBC.

34 praktikantë dhe shtatë instruktorë u goditën teksa zbrisnin nga një majë në shtetin verior të Uttarakhand. Grupi përbëhej nga praktikantë nga Instituti i Alpinizmit Nehru aty pranë.

Ai tha se ata ishin duke u kthyer nga mali Draupadi Danda-2 (5,670 m) kur u goditën nga orteku. Përpjekjet e kërkimit u ndërprenë gjatë natës për shkak të reshjeve të shiut dhe borës, por rifilluan të mërkurën.

Shefi i policisë së Uttarakhand, Ashok Kumar, tha se ekipet e shpëtimit mund të rifillonin operacionet.

“Deri më tani janë gjetur gjithsej 10 trupa,” tha ai.

“Jam shumë i prekur nga humbja e jetëve të çmuara për shkak të rrëshqitjes së dheut që ka goditur alpinistët nga Instituti i Alpinizmit Nehru në Uttarkashi”, shkroi në një mesazh në Twitter, ministri i jashtëm Rajnath Singh.