U gjet i lidhur pranë veturës në Deçan, viktima deklaron rrejshëm se u grabit nga 3 persona të armatosur

Një person është gjetur dje nga Policia i lidhur me litarë pranë një automjeti në rrugën Deçan-Gjakovë rreth orës 08:40.

Viktima njëjti është dërguar ne QKMF-Deçan për trajtim mjekësor.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima ka deklaruar se deri sa ishte duke lëvizur me veturën e tij ne drejtim të Deçanit, është ndaluar nga tre (3) persona të maskuar dhe të armatosur të cilët sipas viktimës i kishin grabitur para të gatshme në vlerë rreth tremijë (3000) euro.

Por, gjatë hetimeve është vërtetuar se viktima tani i dyshuar ka paraqitur rrejshëm veprën penale të cilësuar si ‘Grabitje’.

“I njëjti, nga personi viktimë për veprën ‘ Grabitje’, tani është i dyshuar për veprën penale ‘Deklarim i rremë’, dhe me vendim të prokurorit shtetit i njëjti është ndaluar për 48 orë”, thuhet në komunikatën e PK-së.