Liga e Kampionëve

U fjalos dhe shkëmbeu fyerje me Benzeman, shkarkohet trajneri i Al-Ittihad

Nuno Espirito Santo është shkarkuar nga Al-Ittihad pasi raportohet se ai u fjalos me yllin e ekipit, Karim Benzema pas një serie humbjesh në Saudi Pro League.

Trajneri portugez u eliminua nga grupi në AFC Champions League nga ekipi Al-Quwa Al-Juwiya, ndërsa skuadra e tij dështoi të fitonte në pesë ndeshjet e fundit në ligë, shkruan mediumi “Revelo”, përcjell “Gazeta Express”.

Al-Ittihad transferoi gjatë verës lojtarë të njohur si ish-mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante, ish-futbollisti ofanziv i Celtic, Jota dhe ish-mesfushorin e Liverpoolit, Fabinho.

Sidoqoftë, përkundër faktit se kishte yje në ekip, ish-trajneri i Tottenhamit i shijoi veç dy fitore në nëntë ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

Dhe, pas humbjes së turpshme nga Al-Quwa Al-Juwiya, në dhomat e zhveshjes pati fjalosje dhe përplasje mes Benzemas dhe Nunos, teksa thuhet se pati edhe fyerje mes tyre.

Raportimet e fundit thonë se klubi saudit mund ta sjell një trajner francez për ta kënaqur dhe për ta bërë të lumtur Benzeman.

Në listë thuhet se është Laurent Blanc, por trajneri i ëndrrave për Al-Ittihad është Zinedine Zidane.