Enis Kervan

U dënua veç me 1 mijë e 600 euro edhe pse e shkeli këmbësorin në zebra, familjari i viktimës: Kjo është katastrofë

Gjykata Themelore në Prizren e dënuar me 1 mijë e 600 euro gjobë, shoferin i cili me veturë e shkeli një qytetar në zebra. Ky vendim i gjykatës nuk është mirëpritur nga familjarët e këmbësorit. Më saktë nga xhaxhai i tij, i cili është edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, Enis Kervan.

Deputeti u shpreh i indinjuar me vendimin e gjykatës, duke e cilësuar vendimin si “katastrofë”.

“E kanë dënuar me 1.600 euro gjobë. Shyqyr ai ka shpëtu, por kjo nuk do të thotë me u liru shoferi. Po i bjen që ti munesh me shkel njeri ne zebra edhe gjobitesh me pare. Kjo është katastrofë”, tha Kervan për Insajderin.

Ai shtoi se familjari i tij pritet t’i nënshtrohet një intervenimi.

Ndërkaq, dje, Gjykata Themelore në Prizren e ka shpallur fajtor Xh.Zh, i cili akuzohej për aksidentin e shkaktuar në mbrëmjen e 20 dhjetorit të vitit të kaluar në rrugën “Zahir Pajaziti”.

I dyshuari e kishte pranuar fajësinë, ishte dënuar me 6 muaj burgim por vetëm pastaj, pas kërkesës së avokatit atij i është zëvendësuar dënimi. U dënua me 1 mijë e 600 euro gjobë.

Çka thuhej në raportin e Policisë?

Insajderi i kishte siguruar raportin e policisë, në natën që kishte ndodhur aksidenti. Aty, konfirmohej që S.K (emër i njohur për redaksinë) ishte shkelur në zebra.

Si pasojë e mos përshtatshmërisë së shpejtësisë të shoferit që voziste veturën e tipit ‘Mercedes Benz’.

“Me datë 21.12.2023 rreth orës 00:03 min deri tek aksidenti kishte ardhur kur vozitësi me automjetin Mercedes Benz A180, ngjyrë e bardhë me targa … ishte duke lëvizur në shiritin e majtë te rrugës dy shiritore një kahore rrugës “Zahir Pajaziti’ në drejtim të rrugës “Hasan Prishtina”, me të arritur te vend kalimi i shënuar për këmbësor përballë furrës “Palma” si pasojë e vozitjes së pa kujdesshme dhe mos përshtatshmërisë se shpeshtësisë së lëvizjes me pjesën frontale të automjetit godet këmbësorin i cili në atë moment në vend kalim e shënuar për këmbësor ishte duke kaluar rrugën nga krahu i djathtë I lëvizjes së automjetit“.

Tutje, bëhej me dije që me sugjerim të mjekut kujdestar në Spitalin e Prizrenit, S.K ishte nisur për trajtim në QKUK.

“Si pasojë e aksidentit këmbësori pëson lëndime, i cili nga autoambulanca dërgohet në qendrën emergjente të Spitalit në Prizren, sipas mjekut kujdestar këmbësori S.K ka lëndime të rënda dhe i njëjti për trajtim të mëtejme dërgohet në QKUK në Prishtinë”.

BONUS VIDEO: Intervistë me kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj