Ditë më parë një qytetare e Prishtinës publikoi një gjobë prej 100 eurove që iu ishte shqiptuar kinse pasi ka qeshur me zë të lartë në një mesantë në rrugën “Rexhep Luci”.

Madje për këtë rast pati shumë reagime në media e rrjete sociale. U thirr edhe një protestë nga e gjobitura porse nuk iu bashkangjitën shumë protestues.

Por, në një video të publikuar shihet qartë se zyrtari policor që u linqua në forma të ndryshme kishte kryer punën sipas ligjit.

Zyrtarët policorë atë natë kanë hasur në një grup të personave në mesin e të cilëve, një person i gjinisë femërore, përpos mospërfilljes së urdhrave të zyrtarëve policorë, “ka bërtitur me zë të lartë” dhe nuk iu bind urdhrave të zyrtarëve policorë.

“Si rrjedhojë e këtyre sjelljeve të cilat bien ndesh me ligjin 03/L-142 për ‘prishjen e rendit dhe qetësisë publike’, të njëjtës i është shqiptuar një kundërvajtje, duke u bazuar në Ligjin për Prishje të Rendit dhe Qetësisë Publike, 03/L-142”, kishte thënë policia për media.

loading…