Ariana Grande është një prej këngëtareve më të njohura dhe më të suksesshme në të gjithë botën.
Por, së fundmi një ngjarje aspak e këndshme i ka ndodhur këngëtares në skenë.
E themi këtë, pasi gjatë preformancës së saj në “Coachella 2019” një person e ka gjuajtur me limon.
Më pas këngëtarja ka ndaluar së kënduari dhe është larguar nga skena.
Nga ana tjetër fansat e këngëtares mendojnë se personi që e ka goditur ishte një mbështetës i Beyonce-s.
Po ashtu e ditur bëhet se ai mund ta ketë goditur Arianës sepse ajo është paguar më shumë se Beyonce.
Teksa dilte nga skena këngëtarja ka thënë:
“Ja ç’ndodh ngaqë dikush nga ju më goditi me limon. Dreq!”
Më pas ajo u rikthye brenda pak minutash për të nisur hitin e ri “NASA”. Kujtojmë këtu se Ariana u bë shumë e njohur me këngën që këndoi për gjithë ish të dashurit e saj.







