Nikola Sanduloviq

U arrestua nga BIA pasi i kërkoi falje Kosovës për krimet serb, Sanduloviq përfundon në spitalin ushtarak në Beograd

Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Nikola Sanduloviq është dërguar në spital.

Pas arrestimit të tij nga inteligjenca serbe, Sanduloviq është dërguar në Spitalin Mjekësor Ushtarak që ndodhet në Beograd.

Njoftimin e ka dhënë avokati serb Cedomir Stojkoviq.

“Pasi u dërgua dje në një vend të panjohur nga pjesëtarët e shërbimit të sigurimit serb, Nikola Sanduloviq sot në mëngjes është paraqitur në VMA (Spitali Mjekësor Ushtarak). Sapo kam jam njoftuar nga gruaja e tij e cila më ka lajmëruar se ai është nën vëzhgimin e pjesëtarëve të policisë dhe shërbimit inteligjent dhe se nuk e lënë ta shohë, as nuk i thonë pse është aty apo si është shëndeti i tij” ka shkruar Stojkoviq.

Kjo ndodhi vetëm 1 ditë pasi Sanduloviq u shpreh ngushëllimet e tij shqiptarëve të Kosovës në rrjetin social X për eliminimin e familjes Jashari në vitin 1998 dhe vetëm 1 minutë pasi mediat e regjimit filluan fushatën e gjuhës së urrejtjes kundër tij.

“I kërkoj komunitetit ndërkombëtar që të injorojë shijet e ndryshme politike dhe të veprojë në parim në këtë rast”, ka shkruar avokati serb.