U aludua se po rikthehej me Mozzik, por ndjekësit zbulojnë të dashurin e ri të Loredanës?

Fansat patën dyshime për një rikthim të Loredanës me Mozzik, por duket se dyshja kanë vijuar jetën me partnerë të tjerë përkrah.

Loredana ndodhet së fundmi me pushime në Itali, por jo vetëm. Reperja publikoi foto në Instagram ku shihej në motor bashkë me një mashkull misterioz që nuk ia zbuloi identitetin.

Po ashtu, ajo ndau edhe një foto në makinë me të duke kapur vetëm pak pjesën e shpinës. 

Fansat e Loredanës kanë gjetur se kush është personi misterioz që ajo poston herë pas here dhe këtë herë mendojnë që është një futbollist i njohur gjerman, Karim Adeyemi.

Dyshja ndiqen në Instagram, por gjithashtu futbollisti ndjek dhe vëllezërit e Loredanës dhe reperin Noizy.

Karimi Adeyemi ka lindur në 2002 dhe është 21 vjeç, ndërsa Loredana 27.