Elhaida Dani

U aludua se është shtatzënë? Elhaida Dani tregon të vërtetën

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elhaida Dani, prej kohësh po shijon një lidhje të re dashurie.

Ajo është në një romancë me balerinin Ledian Agallijaj, raport ky që nisi nga Dancing With the Stars Albania.

Çifti në ndërkohë shpesh u përfol në rrjete sociale, si për postimet ashtu edhe pati spekulime të tjera.

Foto: Screenshot/YouTube

Së fundmi qarkulloi në media se artistja po pret një fëmijë dhe se mund të jetë shtatzënë për herë të parë.

Në një prononcim për “Pushime On Top”, bukuroshja mohoi një gjë të tillë.

Foto: Screenshot/YouTube

“Nuk jam, nuk jam, por nëse do të vijë momenti do ua them me shumë dashuri”, tha ajo.

E pyetur nëse e kanë në planet e tyre, Elhaida u përgjigj shkurt: “Tani nuk do të them edhe shumë gjëra”.